Ndërlidhjet

Irak: IS-i ka liruar qindra jazidë të rrëmbyer


Pamje të pjesëtarëve Jazidi që janë liruar nga IS-i
Pamje të pjesëtarëve Jazidi që janë liruar nga IS-i

Grupi ektremist, Shteti Islamik (IS), i ka liruar më se 220 pjesëtarë të minoritetit religjioz, Jazidi, që i ka mbajtur të rrëmbyer për disa muaj.

Komandanti i forcave kurde, Westa Rasul, i tha sot agjencisë AFP, se “i kemi marrë 227 jazidë, në mesin e tyre femra dhe fëmijë”, në provincën veriore Kirkuk.

Agjencia tjetër e lajmeve, Reuters, ka raportuar se në mesin e të liruarve kishte të moshur dhe persona me shëndet të dobët, e po ashtu, ishin liruar edhe dy të krishterë.

Grupi ekstremist miliant, Shteti Islamik, ka okupuar territore të gjëra në Irak, në qershor të vitit të kaluar, duke vrarë qindra meshkuj, pjesëtarë të minoriteteve fetare, e veçanërisht të atyre jazidi, i ka skllavëruar femrat, ndërsa fëmijët i ka detyruar të shndërrohen në myslimanë.

Para ofensivës së militantëve të Shtetit Islamik, qindra mijëra njerëz në Irak janë larguar nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG