Ndërlidhjet

Iran, Pakistan: Bisedime edhe për Jemenin


Pamje e ndërtesës së Parlamentit të Pakistanit në Islamabad
Pamje e ndërtesës së Parlamentit të Pakistanit në Islamabad

Ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, sot ka arritur në Islamabad të Pakistanit, për bisedime, ku pritet të përfshihet edhe situata në Jemen. Në këtë vend, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, po ndërmerr sulme ajrore kundër kryengritësve shiitë huthi.

Pritet që zoti Zarif të takohet edhe me kryeministrin pakistanez, Nawaz Sharif, i cili ka thënë se Irani duhet të përfshihet në bisedimet për përfundimin e konfliktit në Jemen.

Parlamenti i Pakistanit ka debatuar nëse ky vend duhet ta pranoj kërkesën e aleatit, Arabia Saudite, për të kontribuar me ushtarë, aeroplanë luftarakë, luftanije e të tjera.

Disa vende arabe e kanë akuzuar Iranin se po e shfrytëzon konfliktin në Jemen për ta zgjeruar ndikimin e tij në rajon, duke u bërë alet me kryengritësit huthi. Por, Teherani e ka hedhur poshtë këtë akuzë.

XS
SM
MD
LG