Ndërlidhjet

logo-print

Hakerët e IS-it sulmojnë transmetuesin francez


Ilustrim

Ilustrim

Stacioni televizi francez TV5Monde ka bërë të ditur se hakerë, të cilët pretendojnë se i përkasin grupit të Shtetit Islamik (IS) kanë sulmuar kanalet e tij, ueb-faqet dhe mediat sociale.

Drejtori i përgjithshëm i TV5Monde, Yves Bigot, ka thënë se stacioni nuk ka mundur të transmetojë asnjë program dhe se mesazhe të Shtetit Islamik janë shfaqur në ueb-faqet e tij dhe në faqen e tij të Facebook-ut.

Bigot ka thënë se stacioni, i cili transmeton në rreth 200 vende në gjithë botën, ka kthyer kontrollin në Facebook dhe pjesërisht transmetimet.

Hakerët e quajnë veten "CyberCaliphate" apo kalifati kibernetik.

Një mesazh i hakerëve ka akuzuar presidentin e Francës, Francois Hollande, se ka bërë “gabim të pafalshëm” kur i është bashkuar koalicionit që udhëhiqet nga SHBA-ja, i cili bombardon caqet e IS-it në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG