Ndërlidhjet

AI “ka prova” për ekzekutime nga rebelët pro-rusë


Logo e Amnesty International

Logo e Amnesty International

Amnesty International ka thënë se ka prova të reja për “vrasje në formë të ekzekutimeve” nga ana e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Organizata për të drejta të njeriut, me seli në Londër, ka thënë se ka video që tregojnë tre ushtarë qeveritarë, të kapur të gjallë, të cilët më pas janë vrarë me plumba në kokë dhe organe të sipërme.

Zëvendësdrejtori për Evropën dhe Azinë Qendrore i Amnesty International, Denis Krivosheev, ka thënë se tortura, keqtrajtimi dhe vrasja e të kapurve apo dorëzuarve janë krime lufte.

Mbi 6,000 njerëz janë vrarë në konfliktin midis forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, i cili ka nisur qysh në mars të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG