Ndërlidhjet

Tsipras takon sot në Moskë Medvedevin


Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, takon sot në Moskë homologun grek, Alexis Tsipras.

Shërbimi për media i Qeverisë ruse ka thënë se dy liderët do të diskutojnë “aspekte të ndryshme të tregtisë dhe ndërveprimit ekonomik”.

Takimi është pjesë e udhëtimit dyditor të Tsipras në Rusi, i cili ka shqetësuar shumë zyrtarë të Bashkimit Evropian.

BE-ja ka vendosur sanksione të ashpra kundër Moskës për shkak të aneksimit të Krimesë dhe mbështetjes për rebelët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Tsipras, ish-komunist, i cili është bërë kryeministër në muajin janar, ka takuar të mërkurën presidentin rus, Vladimir Putin.

Bisedimet Tsipras-Putin janë fokusuar në çështje ekonomike dhe investime.

XS
SM
MD
LG