Ndërlidhjet

IS-i humb kontrollin e fushave të naftës


Irak
Irak

Grupi ekstremist i Shtetit Islamik (IS) ka humbur kontrollin e tri fushave të mëdha të naftës në Irak dhe kjo e privon atë nga një burim shumë i rëndësishëm i të ardhurave.

E përditshmja gjermane Sueddeutsche Zeitung raporton se kundërofensiva e forcave irakiane, gjatë disa javëve të fundit, ka bërë që Bagdadi të rimarrë tri nga katër fusha të mëdha të naftës, që mbaheshin nga luftëtarët e IS-it.

Duke u thirrur në shërbimin e inteligjencës së jashtme të Gjermnaisë BND, gazeta thotë se forcat e IS-it kanë vetëm 5 për qind të aftësive të nxjerrjes së naftës, krahasuar me më parë.

Shteti Islamik vazhdon të mbajë fushën e naftës Qayara, e cila, sipas BND-së, ka kapacitet prej 2,000 fuçive në ditë.

Gazeta thotë se IS “vështirë se mund të shesë naftë më”.

XS
SM
MD
LG