Ndërlidhjet

Presidenti polak i premton mbështetje Ukrainës


Presidenti polak, Bronislaw Komorowski.
Presidenti polak, Bronislaw Komorowski.

Presidenti i Polonisë, Bronislaw Komorowski, ka shprehur mbështetje të fuqishme për Ukrainën gjatë nja fjalimi në Parlamentin e Kievit.

Ai u ka bërë thirrje edhe vendeve të tjera që ta mbështesin këtë shtet, i cili po lufton kundër ndërhyrjes së Rusisë.

Komorowski ka thënë se Polonia i ka shtrirë dorën Ukrainës dhe se është duke bërë çdo gjë që edhe vendet e tjera perëndimore t’ia shtrijnë duart asaj.

Komorowski ka qëndruar për vizitë dyditore në Ukrainë dhe ka takuar atje presidentin Petro Poroshenko.

XS
SM
MD
LG