Ndërlidhjet

Rohani: Sanksionet duhet të hiqen


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka thënë se Teherani do që t’i hiqen sanksionet ndërkombëtare atë ditë kur të nisë së zbatuari marrëveshja përfundimtare që frenon programin e tij bërthamor.

Ai i ka bërë këto komente sot, derisa Irani shënon Ditën Kombëtare të Teknologjisë Bërthamore.

Rohani ka thënë se do një marrëveshje përfituese për të gjitha palët e përfshira në bisedimet bërthamore, duke iu referuar negociatave midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore: Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë.

Më 2 prill, palët kanë arritur marrëveshjen kornizë, ndërsa atë duhet ta finalizojnë deri më 30 qershor.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se sanksionet kundër Iranit do të hiqen gradualisht.

XS
SM
MD
LG