Ndërlidhjet

Obama viziton muzeun e Bob Marleyt në Xhamajkë


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka arritur në Xhamajkë, duke u bërë kryetari i parë amerikan që viziton këtë vend qysh në vitin 1982.

Ai është pritur nga kryeministrja e Xhamajkës, Portia Simpson-Miller, dhe ambasadori i SHBA-së në këtë vend, Luis Moreno.

Është planifikuar që Obama, me autoritetet e atjeshme, të bisedojë për çështje të energjisë dhe sigurisë.

Por, ndalesa e tij e parë në Xhamajkë ka qenë në muzeun Bob Marleyt.

Obama ka thënë se ka qenë simpatizues i muzikantit dhe se i ka ende të gjitha albumet e tij.

XS
SM
MD
LG