Ndërlidhjet

BERZH: Ekonomia gri pengesa kryesore për bizneset në Kosovë


Ilustrim

Ilustrim

Gara nga ekonomia gri, problemet me furnizim me energji elektrike dhe praktikat korruptive janë identifikuar tri pengesat kryesore për të bërë biznes në Kosovë sipas një analize të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH).

Lajmi është bërë i ditur nga banka në fjalë përmes një komunikate të dërguar mediave të enjten ku thuhet se ekonomia gri është përmendur nga pronarët e bizneseve në Kosovë si sfida kryesore, duke u llogaritur si 66% e problemit të të bërit biznes.

Kjo shifër është më e larta në 30 shtete ku është bërë hulumtimi në fjalë.

BERZH ka njoftuar se kjo është hera e pestë që së bashku me Bankën Botërore e kanë realizuar hulumtin e quajtur “Ambienti i Biznesit dhe Afarizmi i Ndërmarrjeve” për vitet 2013 dhe 2014.

Hulumtimi është kryer me 15 mijë kompani të vendeve anëtare të BERZH-it.

Korrupsioni vazhdon të jetë një nga problemet kryesore të të bërit biznes jo vetëm në Kosovë, por BERZH nënvizon se është shënuar rënie në disa raste të korrupsionit si p.sh., pagesat joformale që priten apo kërkohen nga zyrtarët e taksave.

Raporti gjithashtu thekson në të gjitha vendet ku është kryer hulumtimi, është shënuar rënie edhe në pagesat joformale për zyrtarët që janë apo licenca për operim dhe importe.

Ndërsa rënia më e madhe është shënuar në pagesat joformale për zyrtarët publik në sektore si doganat, taksat, licencat etj.

XS
SM
MD
LG