Ndërlidhjet

logo-print

Khamenei i kujdeshëm ndaj marrëveshjes bërthamore


Lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei

Lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei

Lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, ka thënë sot se ai as nuk pajtohet e as nuk e kundërshton marrëveshjen kornizë të arritur me fuqitë botërore për programin bërthamor të Teheranit.

Khamenei, është treguar i kujdesshëm në paraqitjen e tij të parë publike rreth marrëveshjes kornizë të arritur më 2 prill në Luzanë në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Ai ka nënvizuar se pajtimi i 2 prillit nuk është obligativ.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore e kanë caktuar 30 qershorin si afatin e fundit për ta finalizuar marrëveshjen që do e frenjojë programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.

Komuniteti ndërkombëtar e akuzon Teheranin se dëshiron të ndërtojë armë bërthamore, një akuzë kjo që republika islamike e hedh poshtë.

Khamenei ka thënë se shtyerja e afatit të vendosur nga vet palët negociuese nuk do të ishte fundi i botës.

Para kësaj paraqitjeje të Khameneit, presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë se Teherani dëshiron që sanksionet të hiqen ditën kur të fillojë implementimi i marrëveshjes së arritur.

Insistimi që të gjitha sanksionet të hiqen menjëherë do të dëmtonte shumë mundësitë e një marrëveshje përfundimtare sepse shtetet e tjera të përfshira në këto bisedime thonë se heqja e tyre do të varet nga hapat e ndërmarrë nga Irani për të bindur botën se nuk po ndërton armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG