Ndërlidhjet

Ukraina ndalon propagandën komuniste dhe naziste


Ilustrim

Ilustrim

Parlamenti ukrainas ka votuar sot që të ndalojë “propagandën totalitare të komunistëve dhe regjimeve naziste”, vendim që konsiderohet si kundërshtim i madh ndaj udhëzuesve të kohës sovjetike në Moskë dhe Rusi në përgjithësi.

254 deputetë nga parlamenti ukrainas me 450 ulëse kanë votuar në favor të legjislacionit që ndalon këto aktivitete në Ukrainë, shtet ky që ka mosmarrëveshje të mëdha me Rusinë pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska dhe konfliktit në lindje të vendit me rebelët pro rusë.

Sipas këtij legjislacioni, qeveria komuniste që e ka udhëhequr Ukrainën në mes të viteve 1917 dhe 1991, apo epoka sovjetike dënohet si regjim kriminal.

Simbolet dhe propaganda e saj ndalohet me ligj, një masë kjo që nëse implementohet si duhet, kërkon shkatërrimin e monumenteve të liderit të revolucionit bolshevik, Vladimir Lenin dhe pamjeve të tjera të epokës sovjektike.

Ligji hyn në fuqi kur të publikohet zyrtarisht më 10 prill.

Legjislacioni aplikon të njëjtin trajtim edhe për regjimin nazist, që kishte okupuar dhe kontrolluar shumicën e Ukrainës gjatë Luftës së Dytë Botërore, para se të largoheshin nga aty prej forcave sovjetike.

XS
SM
MD
LG