Ndërlidhjet

Dy të vrarë nga të shtënat në Itali


Pamje nga sulmi i sotëm në Milano

Pamje nga sulmi i sotëm në Milano

Autoritetet në Itali kanë arrestuar personin që besohet se ka qëlluar për vdekje së paku dy persona në një gjykatë në qytetin Milano.

Gjykatësi i Gjyqit të Apelit, Giovanni Canzio, ka thënë se personi i armatosur ka hapur zjarr në hyrje të dhomës së gjykatës, duke vrarë një gjykatës dhe një tjetër person.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano, ka thënë se i dyshuari është kapur pasi është larguar nga vendi i ngjarjes me motoçikletë.

Sipas policisë, sulmuesi ka qenë i pandehur në një rast të falimentimit.

Është e paqartë se si ka arritur të futet në gjykatë me armë, pasi vizitorët duhet të kalojnë përmes detektorëve.

XS
SM
MD
LG