Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave në prokurorinë e Mazar e Sharif


Ilustrim

Ilustrim

Raporti i fundit thotë se së paku pesë persona janë vrarë dhe 55 të tjerë janë plagosur kur persona të armatosur e kanë sulmuar një zyrë prokurorësh në qytetin verior afgan, Mazar e Sharif.

Burime policore dhe dëshmitarë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se tre persona të armatosur kanë hyrë sot në zyrën e prokurorit krahinore në Mazar e Sharif, ku janë përballur me armë zjarri me forcat e sigurisë.

Në këtë ngjarje thuhet se edhe 10 prokurorë janë marrë peng.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

XS
SM
MD
LG