Ndërlidhjet

Tsipras: Greqia kundër sanksioneve të BE-së për Rusinë


Kryeministri grek, Alexis Tsipras bisedon me presidentin rus, Vladimir Putin - Moskë
Kryeministri grek, Alexis Tsipras bisedon me presidentin rus, Vladimir Putin - Moskë

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka thënë se vendi i tij është kundër sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, por, sipas tij, ato janë “vendim i përbashkët i BE-së”.

Duke folur në Duman Shtetërore të Rusisë në Moskë, Tsipras ka thënë se “pozicioni i Qeverisë së re greke është se sanksionet nuk çojnë askund, përveç në qorrsokak”.

Tsipras, ish-komunist, i cili është bërë kryeministër i Greqisë në muajin janar, ndodhet për vizitë dyditore në Rusi.

Vizita e tij vjen në kohën kur Greqia është duke u përplasur me kreditorët ndërkombëtarë për të marrë këstin e fundit të kredisë me më pak masa kursimi.

XS
SM
MD
LG