Ndërlidhjet

Hakerët e IS-it sulmojnë një ambasadë në Minsk


Ilustrim

Ilustrim

Ambasada e Turkmenistanit në Minsk të Bjellorusisë është sulmuar nga hakerë, që kanë lidhje të dukshme me grupin ekstremist të Shtetit Islamik (IS).

Qasja në ueb-faqen turmenistanembassy.by ka qenë e pamundur sot.

Aty është shfaqur një fotografi e një personi me maskë të zezë dhe me një kapele me mbishkrimin “Nuk ka Zot përveç Zotit”, duke mbajtur po ashtu një pushkë AK-47.

Teskti në gjuhën angleze mbi fotografi lexonte “E sulmuar nga Abdellah Elmaghribi”.

Ambasada e Turkmenistanit nuk ka bërë ende ndonjë koment zyrtar në lidhje me rastin.

XS
SM
MD
LG