Ndërlidhjet

Personi që ka filmuar vrasjen në SHBA ka frikë për sigurinë e tij


Pamje nga videoja e filmuar...
Pamje nga videoja e filmuar...

Personi që ka xhiruar vrasjen e një njeriu me ngjyrë nga një polic i bardhë në Shtetet e Bashkuara thotë se ka frikë për sigurinë e tij, pasi është identifikuar me emër e mbiemër si personi që ka xhiruar vrasjen.

Feidin Santana i ka thënë televizionit NBC të enjten se njerëzit e dijnë ku jeton dhe ku punon. Ai tha se po e shqyrton mundësinë e anonimitetit për një periudhë të caktuar.

Santana thotë gjithashtu se jeta e tij ka ndryshuar brenda pak sekondash, pasi ka filmuar me celularin e tij vrasjen teksa po shkonte në punë.

Në video shihet polici Michael Thomas Slager duke qëlluar 50-vjeçarin Walter Lamer Scott disa herë pas shpine, ndonëse shihej se po përpiqej të largohej nga zënka me policin.

XS
SM
MD
LG