Ndërlidhjet

Ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, në Pragë


Pamje nga takimi në ministrinë e jashtme çeke

Pamje nga takimi në ministrinë e jashtme çeke

Roli dhe stabiliteti që ofron Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, do të rritet edhe më nga ky vit, kur të fillojë ndërtimi e gazjellësit [Gazsjellësi Trans Adriatik - TAP], tha zëvendës ministri i jashtëm çek, Petr Drulak gjatë një debati në ministrinë e jashtme çeke, në prani të kryediplomatit shqiptar, Ditmir Bushati.

Ministri Bushati po qëndron për vizitë dy ditëshe në Pragë. Kjo është vizita e parë e një shefi të diplomacisë shqiptare në Republikën Çeke që prej shtatë vjetësh.

Zoti Bushati gjatë prezantimit të tij tha, se jo vetëm Shqipëria, por në fakt pranimi i tërë Ballkanit Perëndimor në BE, do të sillte siguri më të madhe në Evropë, sidomos duke ofruar burime të reja të energjisë.

Ky vit është cilësuar si më i rëndësishmi për ndërtimit e Korridorit Jugor të Gazit.

XS
SM
MD
LG