Dy figura kryesore politike sudaneze janë liruar nga paraburgimi të enjten, pa ndonjë sqarim nga autoritetet. Lirimi ka ndodhur disa ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Sudan, kanë njoftuar avokatët e tyre, raporton AFP.
Farouk Abu Issa dhe Amin Makki Madani janë paraburgosur në muajin dhjetor pas nënshkrimit të një marrëveshjeje që unifikonte opozitën kundrejt presidentit, Omar al Bashir, i cili po kërkon rizgjedhjen në votimet e së hënës.
“Autoritetet e burgut u kanë thënë atyre se janë të lirë të shkojnë", i ka thënë AFP-së, avokati Mohammed al Zeinduke, shtuar se asnjë detaj ndaj këtij vendimi nuk është publikuar.