Ndërlidhjet

Pengmarrja në një gjykatë afgane, përfundon me 10 të vrarë


Forcat afgane para kompleksit të gjykatave
Forcat afgane para kompleksit të gjykatave

Zyrtarët afganë thonë se së paku 10 persona janë vrarë, gjatë një sulmi të militantëve talibanë, ndaj një kompleksi gjykatash në Mazar e Sharif, më 9 prill.

Sulmuesit kishin uniforma ushtarake dhe kishin mbajtur kompleksin të rrethuar për gjashtë orë me radhë, në provincën relativisht të qetë Balkh, në veri të vendit.


Policia dhe dëshmitarët thanë se katër militantë të armatosur kishin hyrë në kompleks, duke hedhur në erë derën e ndërtesës me granatë dore.

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Autoritetet spitalore thanë se pesë pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe pesë civilë janë vrarë, dhe më shumë se 60 njerëz, përfshirë gra e fëmijë, janë plagosur.

Policia pohon ndërkaq se të gjithë sulmuesit janë vrarë gjatë këmbimit të zjarrit midis tyre dhe autoriteteve të rendit.

XS
SM
MD
LG