Ndërlidhjet

TV5 Monde rifillon transmetimet 18 orë pas sulmit kibernetik


Faqja e sulmuar e TV5 Monde

Faqja e sulmuar e TV5 Monde

Stacioni televiziv francez TV5Monde ka rifilluar transmetimet, 18 orë pas një sulmi të paprecedent, nga hakerët e grupit militant të Shtetit Islamik.

Autoritetet thanë se sulmi ishte "akt terrorist" dhe u kanë bërë thirrje kompanive mediale të jenë vigjilente, duke tërhequr vërejtjen se sulme të reja nuk mund të përjashtohen si mundësi.

Drejtori i përgjithshëm i TV5Monde, Yves Bigot, ka thënë se stacioni nuk ka mundur të transmetojë asnjë program dhe se mesazhe të Shtetit Islamik janë shfaqur në ueb-faqet e tij dhe në faqen e tij të Facebook-ut.

Hakerët e quajnë veten "CyberCaliphate" apo kalifati kibernetik.

Një mesazh i hakerëve ka akuzuar presidentin e Francës, Francois Hollande, se ka bërë “gabim të pafalshëm” kur i është bashkuar koalicionit që udhëhiqet nga SHBA-ja, i cili bombardon caqet e IS-it në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG