Ndërlidhjet

Policia gjermane heton "një rast falsifikimi" në rastin Germanwings


Ilustrim
Ilustrim

Policia gjermane tha të enjten se është duke hetuar pretendimet e një gruaje, e cila ka pohuar se është e afërm e një viktime të fluturimit Germanwings.

Autoritetet dyshojnë se ajo ka dhënë deklaratë të rreme, duke synuar të përfitojë fluturime falas për në jug të Francës, aty ku është përplasur avioni.

Lufthansa, e cila në pronë ka linjën ajrore Germanwings, ka organizuar fluturime të veçanta pa pagesë, për të afërmit e viktimave të përplasjes së avionit më 24 mars në Alpet franceze, me ç’rast u vranë të 150 personat në bord.

E përditshmja “Halterner Zeitung”, me seli në Haltern, qytet ky i cili humbi 16 nxënës dhe 2 mësimdhënës të një shkolle të mesme nga përplasja e avionit, ka raportuar se gruaja nga një qytet perëndimor i Gjermanisë ka shfrytëzuar dy fluturime për në jug të Francës, duke pretenduar se është kusherirë e njërit nga mësimdhënësit.

Në vendin e përplasjes ndërkaq, Germanwings dhe Lufthansa e kanë përgjegjësinë për organizimin e zhvendosjes së mbetjeve të avionit dhe për t’u marrë me dëmet që mund t’i jenë shkaktuar ambientit.

Hetuesit besojnë se ishte bashkëpiloti i fluturimit, Andreas Lubitz, ai që qëllimisht ka përplasur avionin, gjatë fluturimit nga Barcelona për në Duesseldorf.

XS
SM
MD
LG