Ndërlidhjet

logo-print

Shefi i OKB-së thotë se kriza në Jemen rrezikon gjithë rajonin


Kryengritësit Huthi në Sanaa, 1 prill 2015

Kryengritësit Huthi në Sanaa, 1 prill 2015

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, ka tërhequr vërejtjen se sulmet ajrore dyjavëshe të udhëhequra nga Arabia Saudite në Jemen, kundër milicisë shiite Huthi, dhe avancimet që kanë shënuar kryengritësit “e kanë shndërruar krizën e brendshme politike në një konflikt të dhunshëm që rrezikon tëthellohet edhe më dhe të ketë pasoja afat-gjatë”.

Zoti Ban u ka thënë gazetarëve të enjten se u ka bërë thirrje të gjitha vendeve në rajon që të tejkalojnë prioritetet kombëtare dhe të ndihmojnë popullin e Jemenit, duke thënë se “gjëja e fundit për të cilën rajoni dhe bota ka nevojë është më shumë kaos dhe krime se që kemi parë në Libi dhe Siri”.

Ai u ka bërë thirrje të gjitha palëve gjithashtu të lejojnë depërtimin e ndihmës aq të nevojshme humanitare.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë të mërkurën se së paku 643 civilë dhe luftëtarë janë vrarë që nga 19 marsi.

Zoti Ban ndërkaq është i mendimit se bisedimet potenciale, të udhëhequra nga Kombet e Bashkuara, janë zgjidhja më e mirë.

XS
SM
MD
LG