Ndërlidhjet

Qeveria çeke synon t'i regjistrojë qytetarët për shërbim ushtarak


Pragë

Pragë

Qeveria çeke planifikon të hartojë një regjistër për qytetarët, të cilët do të mund të ftoheshin për të kryer shërbimin ushtarak, si kundërpërgjigje ndaj shqetësimeve në rritje nga kërcënimet e Shtetit Islamik dhe pasigurisë në Ukrainë, ka deklaruar kryeministri çek Bohuslav Sobotka të enjten.

Ai tha se me këtë hap, nuk po synohet rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por vendimi është marrë në kuadër të një plani me masa parandalimi.

“Nëse vendi do të jetë në rrezik në të ardhmen, atëherë do ta kemi shumë vonë për të reaguar”, tha Sobotka.

Vendet tjera anëtare të NATO-s, kryesisht ato që gjenden në Evropën Qendrore dhe Lindore, janë të shqetësuara për krizën ushtarake dhe politike në Ukrainë dhe tashmë kanë ndërmarrë masa për të forcuar sistemin mbrojtës.

Projekt-ligji i propozuar nga qeveria çeke duhet të fitojë votat e dy dhomave në parlament dhe të nënshkruhet nga presidenti.

Nëse arrin këtë synim, ai do të hyjë në fuqi në vitin 2017 dhe do të detyrojë qytetarët që posa të mbushin 18 vjet, t’i nënshtrohen testimeve mjekësore, për ta pasur më të qartë aftësinë fizike të atyre që do të mund të thirreshin për të shërbyer ushtarakisht.

Infografikë: Cilat shtete kanë shërbime të detyrueshme ushtarake?

XS
SM
MD
LG