Ndërlidhjet

Ambasada e SHBA reagon për deklaratat e Kryeministrit Rama


Ilustrim
Ilustrim

Ambasada amerikane në Tiranë reagoi sot për VOA lidhur me deklarimet e kryeministrit Edi Rama për bashkimin e shqiptarëve në Bashkimin Evropian dhe qasjen që duhet të ketë BE-ja ndaj këtij bashkimi.

I pyetur nga "Zëri i Amerikës" se cili është qëndrimi i SHBA-ve, pas deklaratave të forta të Serbisë për komentet e kryeministrit Rama në intervistën me “Klan Kosova”, të cilat janë interpretuar se nënkuptojnë një bashkim të dëshiruar politik midis Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe duke pasur parasysh deklaratën e djeshme të Bashkimit Evropian për këtë çështje, një zëdhënës i ambasadës u përgjigj:

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështesin fort aspiratat për në BE, të të gjitha vendeve në Ballkanin Perëndimor dhe mirëpresin riafirmimin nga BE se këto vende ndajnë një perspektivë të qartë evropiane. SHBA besojnë se të gjitha vendet që punojnë për anëtarësim në BE duhet të qëndrojnë larg nga gjuha që nuk e çon përpara këtë synim të përbashkët dhe duhet të vazhdojnë të punojnë drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal. SHBA mirëpret garancitë që ka marrë nga qeveria e Shqipërisë se deklaratat në fjalë synonin vetëm të theksonin rëndësinë që ka integrimi në BE për shumë vende të Ballkanit", njofton shërbimi shqiptar i Zërit të Amerikës

XS
SM
MD
LG