Ndërlidhjet

Transmetohet thirrja dramatike e Bullock në polici


Sandra Bullock

Sandra Bullock

Joshua Corbett, personi që akuzohet se kishte hyrë ilegalisht në shtëpinë në Los Angjelos, të aktores me famë botërore, Sandra Bullock, është paraqitur në gjykatë të enjten për seancë fillestare dëgjimore.

Gjatë kësaj seance është transmetuar edhe një audio incizim i thirrjes dramatike së fitueses së çmimit Oskar drejt policisë.

Aktorja e filmave,"The Blind Side," "Gravity" etj, ka qenë në shtëpi gjatë kohës kur është raportuar hyrja e Corbettit në shtëpi.

Gjatë incizimit, Bullock dëgjohet se si komunikon e trishtuar me policinë derisa iu sqaron se e ka dëgjuar se si një nga hyrjet e shtëpisë është thyer.

Aktorja tregon se e kishte mbyllur derën e dhomës së gjumit në katin e dytë të shtëpisë, ndërsa më pas ishte mbyllur në dollap.

Policisë i janë dashur 14 minuta derisa kanë shkuar në shtëpinë e Sandra Bullock.

XS
SM
MD
LG