Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: 13 viktima nga dy sulme


Ilustrim

Ilustrim

Së paku 13 civilë afganë janë vrarë në dy sulme të ndara në pjesën lindore të vendit.

Zyrtarët në krahinën Ghazni, ka thënë se një bombë e ka goditur sot një furgon të vogël duke vrarë së paku 10 civilët që ishin në të.

Në krahinën Nangarhar, një sulm vetvrasës me bombë që kishte cak një konvoj të NATO-s, ka vrarë së paku tre civilë dhe ka lënduar katëer të tjerë. Sulmi ka ndodhur afër një baze ushtarake amerikane, jo shumë larg aeroportit të Xhalalabadit, kryeqytetit krahinor.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj konvojit, që ndodhi një ditë pasi katër militantë të tyre e kanë sulmuar një gjykatë në qytetin verior Mazar e Sharif.

Dhjetë persona raportohet të jenë vrarë, përfshirë edhe pesë oficerë të sigurisë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

XS
SM
MD
LG