Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut: Sulmohet një adoleshent serb


Mitrovicë - Arkiv
Mitrovicë - Arkiv

Një person i përkatësisë kombëtare serbe, 17 vjeç, është sulmuar me thikë të enjten në orët e vona të pasdites në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.

Mediat në Serbi raportojnë se disa persona të paidentifikuar kanë kaluar urën qendrore mbi lumin Ibër dhe kanë sulmuar fizikisht adoleshentin serb, por njoftimet e tilla nuk janë konfirmuar nga autoritetet e rendit në Kosovë.

Viktima thuhet të jetë në gjendje stabile shëndetësore.

XS
SM
MD
LG