Ndërlidhjet

Kirgizstan: Sulmohen 3 aktivistë opozitarë


Flamuri i Kirgizstanit

Flamuri i Kirgizstanit

Tre pjesëtarë të një lëvizje opozitare në Kirgizstan, raportohet se janë kërcënuar dhe sulmuar nga disa persona në qytetin jugor, Osh.

Ish shefi i policisë rajonale, Abdylda Keldibaev, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se tre aktivistë të kësaj lëvizje opozitare kanë qenë në shtëpinië e tij kur rreth 100 burra kanë hyrë më dhunë në shtëpi dhe i kanë sulmuar opozitarët në fjalë.

Keldibaev ka thënë se sulmuesit kanë paralajmëruar aktivistët, Kubanychbek Kadyrov, Bektur Asanov, dhe Ulukbek Mamataevse duhet të largohen nga Osh “nëse duan të mbesin gjallë”.

Të tre aktivistët pas këtij sulmi janë larguar nga qyteti në fjalë.

Zëdhënësi i policisë në Osh ka thënë se janë nisur hetimet për këtë incident.

Lëvizja opozitare ka njoftuar se planifikon që të mbaj një protestë antiqeveritare në qytetin tjetër jugor, Xhalal-Abad, më 11 prill.

XS
SM
MD
LG