Ndërlidhjet

Akuzohen 4 boshnjakë për terrorizëm


Ilustrim
Ilustrim

Katër boshnjakë janë akuzuar për financim të aktiviteteve terroriste dhe rekrutim të luftetarëe për grupin ekstremist, Shteti Islamik në Siri dhe Irak.

Dosja akuzon Husein Erdiq, për organizimin e nisjes së Nevad Hushidiqit dhe Merim Keseroviqit për tu bashkuar me IS-in.

Aktakuza thotë që Erdiq ka punuar në bashkëpunuar me persona të paidentifikuar në Turqi.

Dosja gjithashtu thotë se Erdiq i ka vënë në kontakt Hushidiqin dhe Keseroviqin me të dyshuarin e katërt, Midhat Trako, i cili do t’iu jepte para atyre për transport për në Stamboll.

Katër të dyshuarit janë arrestuar në muajin shkurt.

Akuza ka pasuar kalimin e provizioneve të një ligji që ka për qëllim që të dekurajojë boshanjkët për të marrë pjesë në luftërat e huaja.

Nëse këta persona shpallen fajtor, ata mund të dënohen deri në 20 vjet burg.

Policia vlerëson se rreth 200 boshnjakë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë larguar për në Siri gjatë tre vjetëve të fundit.

Më shume se 50 janë rikthyer në Bosnje, ndërsa 20 janë vrarë.

XS
SM
MD
LG