Ndërlidhjet

Therja me thikë në Mitrovicë, pezullohen tre policë


Ilustrim

Ilustrim

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës për veri, Besim Hoti, ka thënë sot se janë pezulluar tre policë që mbrëmë ishin në detyrë kur një serb 17 vjeçar u ther me thikë në Mitrovicën veriore.

Hoti i ka thënë Radios Evropa e Lirë se tani “po hetohet përgjegjësia eventuale dhe lëshimet e policëve që kanë qenë në detyrë”.

Ai ka shtuar se sulmuesit e adoleshentit serb ende nuk janë identifikuar, ndërsa po mblidhen dëshmitë nga dëshmitarët e rastit dhe nga kamerat e sigurisë.

Sulmi ka ndodhur mbrëmë në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës kur dyshohet se disa persona e kanë kaluar urën qëndrore mbi lumin Ibër, nga pjesa jugore në atë veriore dhe e kanë kryer sulmin.

XS
SM
MD
LG