Ndërlidhjet

Zhbogar e dënon sulmin në Mitrovicë


Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë

Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar e ka dënuar therjen e mbrëmshme me thikë të një qytetari të ri serb në pjesën veriore të Mitrovicës.

Kështu thuhetnë një komunikatë të zyrës së Zhbogarit në Prishtinë ku nënvizohet se “dhuna është e papranueshme pasi ajo mund të dëmtojë përpjekjet drejt normalizimit të situatës në Mitrovicë dhe ripajtimit në mes të komuniteteve”.

Komunikata më tej thotë se “shefi i Zyres së BE-së bënë thirrje për vetëpërmbajtje nga të dyja palët dhe kërkon nga autoritetet kompetente që të bëjnë të pamundurën në ndriqimin e këtij incidenti, t'i identifikojnë kryesit dhe t'i sjellin ata para drejtësisë.”

XS
SM
MD
LG