Presidenti çek ka vendosur që të mos marrë pjesë në paradën ushtarake gjatë vizitës në Moskë, muajin e ardhshëm.
Zëdhënësi i presidencës ka thënë sot se presidenti Milosh Zeman, në vend të pjesëmarrjes në paradë, do të mbaj takime bilaterale me kryeministrin sllovak, Robert Fico.
Zemanit i është shtuar presioni së fundi, përfshi edhe nga ambasadori amerikan në Republikën Çeke, se është një nga liderët e paktë evropian që planifikojnë të marrin pjesë në aktivitetet për festimin e fitores në Luftën e Dytë Botërore në Rusi.
Liderët e Bashkimit Evropian do ta bojkotojnë ceremoninë për shkak të rolit rus që ata thonë e luan në konfliktin e Ukrainës.
Moska hedh poshtë akuzat e perëndimit se iu ofron përkrahje me para, armatim dhe trupa rebelëve pro rus në lindje të Ukrainës.
Zëdhënësi i Zemanit ka thënë se vendimi i presidentit çek për të mos marrë pjesë në paradën ushtarake është “sovran dhe i pavarur” dhe se nuk ka fare të bëjë me kritikat e bëra drejt tij.