Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga priti përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, u.d. së Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sylë Hoxha, zëvëndësministrin e Drejtësisë, Lirak Çelaj, dhe përfaqësuesen e EULEX-it, kryeprokuroren Jaroslava Novotna.

Në një njoftim të Presidencës thuhet se Jahjaga, me përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë, ka diskutuar rreth hapave që duhen ndërmarrë për hartimin e një plani të veprimit për garantimin e qasjes në drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës - kërkesë kjo nga takimi i fundit i Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës.

Jahjaga ka thënë se qasja në drejtësi është e drejtë themelore dhe kushtetuese për secilin qytetar të vendit, ndërsa ka theksuar se edhe 16 vjet pas luftës, ende nuk ka asnjë person të gjykuar për krimet e dhunës seksuale gjatë luftës.

Në anën tjetër, zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj, ka njoftuar presidenten se pas kërkesës së saj, institucionet kanë formuar grupin punues për të përpiluar një plan veprimi për strategjinë që do të udhëheqë trajtimin dhe adresimin e rasteve të kësaj kategorie të krimeve të luftës, i cili pritet të jetë i gatshëm në fund të muajit prill.

XS
SM
MD
LG