Ndërlidhjet

Rubla shënon rritje rekorde për vitin 2015


Rubla ruse

Rubla ruse

Është rritur sot rubla ruse, duke arritur pikën më të lartë në vitin 2015.

Pasditen e sotme, monedha ruse ka qenë 50.27 kundrejt dollarit amerikan.

Që nga muaji shkurt, vlera e rublës është rritur rreth 30 për qind.

Kjo ka pasuar kolapsin e monedhës në vitin 2014, kur ajo ka humbur 40 për qind të vlerës.

Analistët thonë se rimëkëmbja e rublës mund t’i atribuohet përgjumjes së luftimeve në lindje të Ukrainës, plus normave të larta të interesit në Rusi.

XS
SM
MD
LG