Ndërlidhjet

BE-ja "duhet të hapë më shumë dyert" për Ballkanin P.


Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në fund të vizitës në Lubjanë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar kryeministrin slloven, Miro Cerar.

"Edhe një herë u konfirmua se Kosova dhe rajoni duhet sa më parë të bëhen pjesë e NATO-s dhe BE-së. Në takim me kryeministrin Cerar u pajtuam se BE-ja duhet të hapë edhe më shumë dyert për Ballkanin Perëndimor", ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Thaçi dhe Cerar kanë diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në perspektivën evropiane të rajonit, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

XS
SM
MD
LG