Ndërlidhjet

Aksident në Marok: Në mesin e 31 viktimave edhe fëmijë


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Fëmijë të shkollave, të cilët ktheheshin nga një garë sportive, janë në mesin e së paku 31 të vdekurve nga një përplasje e një autobusi me një kamion në jug të Marokut.

Autobusi është përfshirë nga flakët pas përplasjes pranë qytetit Tan-Tan.

Nëntë veta janë plagosur dhe janë dërguar në spital.

Mediat lokale raportojnë se fëmijët kanë marrë pjesë në një garë atletike dhe se kanë qenë duke udhëtuar me trajnerët e tyre.

XS
SM
MD
LG