Ndërlidhjet

Obama ka biseduar në telefon me Castron


Castro dhe Obama
Castro dhe Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe homologu i tij nga Kuba, Raul Castro, kanë biseduar në telefon të mërkurën, para se Obama të nisej nga Uashingtoni për në Xhamajkë dhe Panama, ka bërë të ditur sot një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Obama pritet të takojë sot Castron, për herë të parë prejse dy vendet e tyre kanë rënë dakord që të ripërtërijnë marrëdhëniet diplomatike pas gjysmë shekulli armiqësi.

Obama ka arritur në Panama të enjten mbrëmje.

Detaje nga biseda e së mërkurës, megjithatë, nuk janë bërë të ditura.

XS
SM
MD
LG