Ndërlidhjet

Talibanët pësojnë humbje nga forcat afgane


Afganistan

Afganistan

Forcat e sigurisë afgane kanë vrarë së paku 18 talibanë, përfshirë luftëtarë të huaj, në provincën Badakhshan.

Shefi i policisë së qarkut Jurm, Gul Muhammad Baydar, ka thënë se “luftimet intensive janë duke vazhduar ende”.

Sipas tij, përleshjet kanë filluar kur militantët talibanë kanë sulmuar postblloqet e policisë në fshatin Dara-e Khistak, mëngjesin e sotëm.

“Përforcime, të mbështetura nga avionë, janë dërguar shpejt për të mbështetur forcat e sigurisë”, ka thënë Baydar.

Dy ushtarë janë vrarë dhe shtatë janë plagosur, ka shtuar ai.

XS
SM
MD
LG