Ndërlidhjet

Arrestohet një person që planifikonte sulm në SHBA


SHBA - foto arkivi
SHBA - foto arkivi

Prokurorët federalë në Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar një 20-vjeçar për planifikim të një sulmi vetëvrasës në Fort Riley, bazë ushtarake amerikane në Kansas.

Departamenti i Drejtësisë ka bërë të ditur se John T.Booker nga Kansasi është akuzuar të premten për komplot për të përdorur një armë të shkatërrimit në masë, për të dëmtuar pronë me anë të eksplozivit dhe për t’i siguruar mbështetje materiale një grupi terrorist.

Prokurori amerikan, Barry Grissom, ka thënë se Booker është arrestuar të premtën në Kansas.

Një agjent i FBI-së ka thënë se nuk ka pasur ndonjë shkelje në bazën ushtarake.

XS
SM
MD
LG