Ndërlidhjet

Shpërthim afër qeverisë maqedonase


Mediet në Shkup thanë se një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar të premten në mbrëmje në afërsi të ndërtesës së qeverisë së Maqedonisë.

Shpërthimi që shqetësoi banorët përreth, sipas njoftimeve ka ndodhur pesë deri në dhjetë metra larg ndërtesës qeveritare.

Ministria e brendshme tha se nuk ka pasur dëme në njerëz dhe as dëme materiale nga pasojat e shpërthimit të një mjeti, mbetjet e të cilit janë marrë për hetime.

Policia tha se ende nuk dihet asgjë për autorët apo motivet e mundshme të shpërthimit.

XS
SM
MD
LG