Ndërlidhjet

logo-print

SHBA, Kubë: Shtrëngim duarsh pas më tepër se 50 vitesh


Barack Obama (majtas) dhe Raul Castro duke u përshëndetur me shtrëngim duarsh në Panama

Barack Obama (majtas) dhe Raul Castro duke u përshëndetur me shtrëngim duarsh në Panama

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe ai kuban, Raul Castro, mbrëmë vonë janë përshëndetur me shtrëngim duarsh në Samitin amerikan në Panama.

Në një fotografi shihen Obama dhe Castro duke biseduar në një grup të vogël të liderëve, në ceremoninë e hapjes së samitit në Qytetin e Panamasë.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar se Obama dhe Castro janë përshëndetur me shtrëngim duarsh dhe kanë biseduar për një kohë të shkurtër.

“Ky ishte një takim joformal dhe aty nuk kishte ndonjë fjalë të rëndësishme ndërmjet dy liderëve”, tha ky zyrtar.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Barack Obama dhe Raul Castro, i patën shpallur planet për ripërtritjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Duke mos i marrë parasysh disa takime joformale, liderët amerikanë dhe ata kubanë nuk kanë pasur ndonjë takim të rëndësishëm prej vitit 1959, kur Fidel Castro, vëllau i presidentit Raul Castro, dhe ish-lider shumëvjeçar i Kubës, e pat përmbysur diktatorin, Fulgencio Batista, që mbështetej nga Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG