Ndërlidhjet

H. Clinton pritet ta shpall pjesëmarrjen për zgjedhjet presidenciale


Hillary Clinton

Hillary Clinton

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, pritet se do ta shpall pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Nëse do të ketë sukses, atëherë ajo do të bëhej presidenti i parë femër në Shtetet e Bashkuara.

Këtë shpallje Hillary Clinton pritet ta bëjë në një video të postuar në mediat sociale në Internet, gjatë ditës së nesërme.

Ajo në vitin 2008 e pat humbur garën për nominim të Partisë Demokratike nga presidenti i tashëm, Barack Obama.

Aktualisht, duket se ajo nuk do ta ketë ndonjë rival të fortë, megjithqë disa demokratë të profilit më të ulët, kanë paralajmëruar se po e shqyrtojnë mundësinë, që të garojnë për nominim të Partisë Demokratike.

Nëse eventualisht e fiton nominimin, ajo do të ballafaqohej me rivalin nga radhët e Partisë Republikane, ku aktualisht janë paraqitur dhjetëra kandidatë, përfshirë edhe ish-guvernatorin e shtetit Florida, Jep Bush, babai dhe vëllau i të cilit ishin presidentë amerikanë.

Bashkëshorti i zonjës Hillary, Bill Clinton, po ashtu, ishte president amerikan.

XS
SM
MD
LG