Ndërlidhjet

Moskë: Bisedimet për paqe në Siri – dështuan


Pamje e Moskës
Pamje e Moskës

Bisedimet ndërmjet disa grupeve opozitare dhe qeverisë së Sirisë në Moskë, kanë përfunduar, ndërsa palët e fajësojnë njëra-tjetrën për mungesë të progresit.

Analistët thonë se presidenca ruse e ka organizuar këtë takim njëjavor, me qëllim që ta shtoj kredibilitetin ndërkombëtar në kohën e tensioneve me perëndimit për shkak të Ukrainës.

Por, grupi kryesor opozitar, që mbështetet nga perëndimi, Koalicioni Kombëtar Sirian, ka refuzuar të marrë pjesë në bisedimet e Moskës, për shkak të mosbesimit ndaj qëllimeve të Rusisë.

Ndërmjetësuesi rus i negociatave, Vitaly Naumkin, tha se palët dështuan të arrijnë marrëveshje për dokumentin final, paasi nuk janë pajtuar për masat e krijimit të besimit reciprok.

Rusia fuqishëm e ka mbështetur qeverinë e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, gjatë luftës civile në këtë vend.

Në këtë konflikt, që tashmë ka hyrë në vitin e pestë, janë vrarë më tepër se 220 mijë vetë, ndërsa afro 4 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG