Ndërlidhjet

Iran: Protestë kundër Arabisë Saudite


Pamje nga një protestë e mëparshme kundër Arabisë Saudite në Teheran të organizuar nga gratë e Iranit

Pamje nga një protestë e mëparshme kundër Arabisë Saudite në Teheran të organizuar nga gratë e Iranit

Raportohet se qindra iranianë kanë protestaur sot kundër Arabisë Saudite, lidhur me dyshimet për keqtrajtimin e dy pelegrinëve iranianë në aeroportin ndërkombëtar saudit, Xheda.

Agjencia Associated Press raporton se më se 300 protestues u tubuan para Ambasadës së Arabisë Saudite në kryeqytetin Teheran, dhe kanë kërkuar që ambasada të mbyllet.

Protesta u organizua përkundër moslejimit nga ana e qeverisë.

Demonstruesit kanë brohoritur “turp për ju” dhe “vdekje” për familjen mbretërore saudite.

Raportet ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit janë tejet të tensionuara për shkak të situatës në Jemen, ku koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite po ndërmerr sulme ajrore kundër kryengritësve shiitë huthi, që konsiderohet se mbështeten nga Irani.

XS
SM
MD
LG