Ndërlidhjet

Kerry: Kina t’i liroj aktivistet


John Kerry
John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka kërkuar lirimin e pesë aktivisteve kineze, që ishin arrestuar para Ditës Ndërkombëtare të Grave, në muajin mars të këtij viti.

Në një kumtesë të publikuar mbrëmë vonë, zoti Kerry ka theksuar se gratë kishin organizuar një fushatë paqësore për të ndihmuar në përfundimin e keqtrajtimit seksual dhe për promovimin e të drejatave të barabarta për ferma.

Ai është shprehur se autoritetet kineze duhet t’i mbështesin aktivistet e tilla e “jo t’i heshtin ato”.

Ministria e jashtme e Kinës i ka hedhur poshtë kërkesat ndërkombëtare për lirimin e pesë aktivisteve, duke e përshkruar këtë kërkesë si përzierje në sovranitetin e sistemit të drejtësisë në Kinë.

Pesë aktivistet vazhdojnë të mbahen në një burg në Pekin, të akuzuara se kanë krijuar trazirë.

Nëse shpallen fajtore ato mund të dënohen deri në tri vjet burgim.

XS
SM
MD
LG