Ndërlidhjet

Hoti: Rasti në Mitrovicë nuk ka të bëjë asgjë me incidentin e fundit


Besim Hoti

Besim Hoti

Zyrtari i lartë i policisë për pjesën veriore të Kosovës, Besim Hoti, i tha Radios Evropa e Lirë se policia i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura operative dhe hetimore në kërkim në bazë të dyshimit se një person, “mund të ketë qenë në lumin Ibër”.

Më parë ishte raportuar se personi i zhdukur ishte një shqiptar 17 vjeçar, me mbiemrin Alushi.

Hoti theksoi se “rasti është regjistruar si person i humbur, por besohet se i njejti gjendet diku në lumin Ibër”.

Zëdhënësi Hoti tha se policia e ka një dëshmitar, “që ka qenë me të.

“Kanë qenë së bashku me qëllim të kryerjes së një rasti të vjedhjes dhe pastaj kanë ikur në drejtim të Ibrit”, tha Hoti, duke shpjeguar se “jemi duke bërë përpjekje, ta zëmë e kemi KFOR-in, dhe i angazhojmë njësitë e zhytësve, të zjarrfikësve dhe njësitë policore nga Leposaviqi, Zveçani dhe Mitrovica Veriore”.

Ai mëtutje ka njoftuar se prej atij momenti po zhvillohet një hetim intensiv për të riun e humbur, “në të dy anët e lumit Ibër”, dhe ka shtuar se “prokurori është në vendin e ngjarjes së bashku me hetuesit policorë dhe njësitin e specializuar për kërkim me qen”.

I pyetur se a mund të ketë kjo lidhje me incidentin e fundit në pjesën veriore të Mitrovicës, zoti Hoti është përgjigjur kategorikisht se “absolutisht jo, nuk ka të bëjë asgjë me incidentin e fundit”.

XS
SM
MD
LG