Ndërlidhjet

Kosovë: Jahjaga uron besimtarët me rastin e Pashkëve Ortodokse


Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka uruar Peshkopin e Rashkës dhe të Prizrenit, Teodosije, dhe besimtarët me rastin e Pashkëve Ortodokse, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

“Me rastin e Festës së Pashkëve Ortodokse, juve, besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju uroj që këtë ditë të madhe të ringjalljes së Krishtit dhe ripërtëritjen e besimit te Zoti, ta kaloni në paqe dhe solidaritet me njëri-tjetrin, me familjet dhe me miqtë tuaj”, thuhet në urimin e zonjës Jahjaga.

Mëtutje ajo ka shtuar se “le të na shërbejë kjo Festë e Pashkëve që të përkushtohemi edhe më shumë për ta mirëkuptuar njëri-tjetrin, si qytetarë të barabartë dhe për të ngritur edhe më shumë vlerat e përbashkëta të diversitetit kulturor e fetar si dhe të bashkëjetesës fetare në Kosovë”

“Në këtë festë, që simbolizon zemërgjerësinë, dashurinë dhe solidaritetin me të gjithë njerëzit në nevojë, uroj që në secilën familje të ketë shëndet, begati, mirëqenie, harmoni dhe gëzim”, ka uruar Jahjaga.

XS
SM
MD
LG