Ndërlidhjet

SHBA: Optimizëm për marrëveshjen atomike, përkundër sinjaleve nga Irani


Sekretari amerikan i shtetit John Kerry (majtas) dhe ministri i jashtëm iranian Javad Zarif gjatë takimeve të tyre në Lozanë të Zvicrës

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry (majtas) dhe ministri i jashtëm iranian Javad Zarif gjatë takimeve të tyre në Lozanë të Zvicrës

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se është optimist se marrëveshja gjithpërfshirëse atomike për ndaljen e programit bërthamor iranian, do të finalizohet, përkundër fjalëve të ashpra të liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khameneit, gjatë kësaj jave.

Obama tha se nuk është i befasuar nga reagimi i liderit Khamenei, duke shpjeguar se Irani e ka politikkën evet për këtë çështje dhe i ka edhe personat e “linjës së fortë”, që duhet të jenë të kënaqur.

Duke folur para reporterëve në samitin amerikan në Panama, mbrëmë vonë, Obama tha se marrëveshja finale mund t’i arrijë objektivat kryesore, ndërsa njëherësh ta kënaq edhe “krenarinë” iraniane.

Javën e kaluar, gjashtë fuqitë botërore, Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania, arritën marrëveshje të parakohshme me Iranin për programin e tij atomik, në Lozanë të Zvicrës.

XS
SM
MD
LG