Ndërlidhjet

logo-print

Zjarri i madh i ndihmuar nga era e fortë i ka përfshirë më se 100 shtëpi në rajonin Khakasia në Siberi të Rusisë.

Zyrtarët lokalë thanë se 16 sipërfaqe të banuara në katër rrethe, janë prekur nga zjarri, që kishte filluar pasi dikush në mënyrë ilegale e kishte djegur barin.

Së paku 15 vetë janë lënduar, dy prej tyre seriozisht.

Dega lokale e Ministrisë së situatave emergjente të Rusisë tha se tashmë afro 50 makina të zjarrfikësve dhe afro 500 zjarrfikës, po përpiqen ta fikin flakën.

Janë dërguar edhe tre aeroplanë dhe dy helikopterë për të ndihmuar në fikjen e zjarrit.

Zjarret në Siberi ishin problem i madh gjatë viteve të fundit.

Çdo verë atje janë djegur mijëra hektarë tokë.

XS
SM
MD
LG